Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti, do të hapet sot në orën 15:00, për qytetarët që do të aplikojnë për tërheqje, Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka dal me një paralajmërim.
KOS-CERT ka udhëzuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë aplikimit online.
“Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT (https://www.trusti10.org/Item/Home) – Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS)”, thuhet në njoftim.//Kosovo Insights