Edhe mëngjesin e ditës së sotme, cilësia e ajrit në Prishtinë ka qenë e dëmshme.
Duke u bazuar në të dhënat nga monitoruesi i cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës, i cili gjendet në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, del se në katër orët e fundit ajri vazhdon të jetë i ndotur dhe i pashëndetshëm.
Matjet që i bën ky monitorues publikohen çdo një orë në rrjetin social Twitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Andaj qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar, për ta ruajtur shëndetin e tyre, duke i vendosur maskat.