Kundër vendimit për abortin 100 mijë protestues “pushtojnë” rrugët e Polonisë

Kundër vendimit për ndalimin pothuajse të plotë të abortit, mijëra njerëz kanë protestuar në Warsaw të Polonisë në një prej protestave më të mëdha të nëntë ditëve të fundit.

Protesta filloi në tri lokacione të qytetit dhe njerëzit parakaluan në afërsi të qeverisë dhe parlamentit.

Policia ushtarake është angazhuar në sigurimin e objekteve të rëndësishme të shtetit me bindje të thella katolike.

Sipas organizatorëve në protestë morën pjesë 100 mijë njerëz. Tribunali Kushtetues në Poloni para më shumë se një jave vendosi se aborti për shkak të të metave në fetus, është jokushtetues.