Kur një Sindikatë nuk e përfillë vendimin e Kryeministrit, ajo Qeveri ka marrë fund

Përmes një komunikate për media, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se e dita e Hënë është ditë pune, pavarësisht Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të cilët kanë bërë thirrje që kjo ditë të jetë pushim për punëtorët arsimor, transmeton “Kosovo Insights”.

“Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë”, thuhet në komunikatë.

Në Kosovë për herë të parë, një sindikatë kundërshton vendimin e Qeverisë, duke krijuar konfuzion në opinion, me këtë rast duke ia humbur legjetimitetin Qeverisë së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë.

Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASh ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2020/2021, i cili nuk është ndryshuar.Prandaj, MASh fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor.

MASh, po ashtu, iu bënë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të IKShPK-së dhe MASh-së nga të gjithë akterët pjesëmarrës në shkollë.//Kosovo Insights