Kurteshi: Lëri marrëzitë Armend Zemaj: DORËHEQJE pas 720 rasteve të reja me COVID-19

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, mosmenaxhimi i duhur nga Ministria e Shëndetësisë në krye me Armend Zemaj, po shihet si tejet shqetësuese, pasi vendi ynë rrezikon të mbyllet sërish, shkruan “Kosovo Insights”.

Duke e parë këtë situatë alarmante, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen urgjente të Armend Zemajt.

“Lëri marrëzitë Armend Zemaj, DORËHEQJE! Vetëm sot: 11 raste të vdekjes, 730 të infektuar, 75 të shëruar nga Covid-19”, ka shkruar Kurteshi.

“Lëri marrëzitë Armend Zemaj, DORËHEQJE! Vetëm sot: 11 raste të vdekjes, 730 të infektuar, 75 të shëruar nga Covid-19!! Kjo vetëm me 1794 testime!!! Dje, sikur tani e 5 muaj, nuk ishte më mirë. Nesër nuk do të jetë ndryshe! Lëri kufizimet, karantinimin, izolimin dhe marrëzitë e ndryshme! Mos lëpij atë që ke pështy për muaj të tërë! Nuk të ka hije si nip i Mic Sokolit!? Lëri marrëzitë zhvatëse”.//Kosovo Insights