Kurti: Edhe pse po e mundim këtë armik të padukshëm, kjo nuk garanton pamundësimin e infektimeve të reja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një postimi me në facebook ka ritheksuar nevojën që qytetarët t’i respektojën masat dhe orarin e lëvizjës. Ai tha që gjatë 13 ditëve të fundit, çdo mbrëmje kemi pasur arsye për t’u gëzuar sepse ka pasur më shumë të shëruar sesa të infektuar. Në dy javët e fundit kemi 460 të shëruar e vetëm 90 të infektuar.

Kurti gjithashtu tha se Kosova është bërë një rrëfim suksesi në Evropë dhe në botë. Mirëpo, tani nuk është momenti për t’u relaksuar. Nuk është momenti për ta kthyer mbrapsht gjithë progresin e shënuar. Le të mos e humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit.

Postimi i plotë: