Kurti emëron Bordin e ri të KEK-ut

Qeveria në detyrë sot ka shkarkuar Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Shkarkimi i tyre është arsyetuar me keqmenaxhimin dhe shkeljet të evidentuara nga raportet e auditimit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se sot janë emëruar anëtarët e rinj të këtij bordi.

“Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.: Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore; Merita Kasapolli, drejtore; Arbnor Pula, drejtor; dhe Bezad Halilaj, drejtor”, thuhet në komunikatë e Zyrës së Kryeministrit.