Kurti ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i mbajnë maskat dhe distancimin social

Pas infektimit me COVID-19, përmes një postimi në Twitter, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dhënë një porosi për qytetarët e Kosovës.

Kurti ka potencuar se virusin e ka marrë seriozisht që nga fillimi, prandaj ka apeluar qytetarët që t’i mbajnë maskat dhe distancimin social.

“Të dashur aktivistë, miq dhe bashkëqytetarë, pasi kam provuar simptoma të lehta, unë kam rezultuar pozitiv me # COVID19 . Do të jem në vet-izolim për dy javë për të mbrojtur të tjerët. Ne e kemi marrë seriozisht këtë virus që nga fillimi, ashtu si edhe ju. #VeshjeAMask& Mbani # DistanciminSocial”, ka shkruar Kurti në Twitter.