Kurti ka kujtuar protestën “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” që ishte organizuar kundër presidentit Thaçi

Protesta më e madhe që nga paslufta

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje  Albin Kurti e ka kujtuar protestën “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” që ishte organizuar kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“”Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”., ka shkruar Kurti.

Ky është postimi i plotë:

Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”.

Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.//KosovoInsights