Kurti: Lufta e UÇK-së ështe luftë e drejtë kundër okupatorit serb

Ish-kryeministri i Kosovës njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për medie ka folur rreth rreth ngritjes së aktakuzës ndaj Prokuroria Speciale ndaj Thaçit e Veselit.

Ai tha se Gjykata Speciale është një rast “sui generis” “, kjo që po shohim është pasojë e re e gabimeve të moçme, Lëvizja Vëtëvendosje ishte kundër amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës 5 vite më parë.

I pyetur se a beson në pafajësinë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së z. Kadri Vesei, Kurti tha se ai beson në luftën e pafajshme të UÇK-së, dhe në luftën e drejtë të saj.

Nuk e di a është e qëllimshme para nisjes se dialogut në Uashington, e di që lufta e UÇK-së është luftë e drejtë, është luftë kundër një agresori dhe okupatori që kishte kryer gjenocid dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së-se edhe politikisht e historikisht janë në të drejtën e tyre.

S’do mend që kjo ngritje e aktakuzave dëmton reputacionin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Besoj në pafajësinë e UÇK-së dhe mendoj që Kosova është dasht qysh moti ta ketë gjyaktën e vet të pavarur të hetojë dhe të gjykojë krimet e luftës dhe paqes mbi të gjitha ato që janë shkaktu nga Serbia dmth VV ka kontribu në dy momente.

Shteti i së drejtës nuk ka zëvëndësim, unë kam thënë se s’mund ta bëj drejtësinë dikush nga jashtë a anash a lartë, por në në shtetin tonë të pavarur. Shumë kohë është humbur.

Une kam shprehur bindjen time se ka pas një projekt për copëtim të Kosovës apo korrigjim të kufijve, ky projekt ka dështu si ide s’ka vdekur dhe s’do duhej të aktualizohej”, tha Kurti.//Kosovoinsights