Kurti mbledh kryesinë e partisë, për të riun e vdekur në konvikt dhe pezullimin e dekretit të Thaçit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, sot ka mbledhur kryesin e partisë së tij.

Në njoftimin e VV-së, thuhet se temë diskutimi ishte edhe pezullimi i dekretit të Presidentit, Hashim Thaçi, i cili parashihte votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.

“Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen e Kryesisë, të parën pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë Covid19. Mbledhja që u mbajt duke respektuar rregullat e kërkuara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë pati disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe zhvillimet e fundit në vend”, thuet në njoftim.

“Ndër pikat tjera të sa i përketë aspektit politiko-organizativ u diskuta edhe për masën e përkohëshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jokushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jokushtetuese aq edhe ilegale e jolegjitime”, thuhet tutje në njoftim.

Postimi i LVV! në facebook :
//KosovoInsights

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen e Kryesisë, të parën pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë Covid19. Mbledhja që u mbajt duke respektuar rregullat e kërkuara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë pati disa pika të rendit të ditës ndër të cilat edhe zhvillimet e fundit në vend.

Mbledhja natyrshëm u hap me rastin e vdekjes së të riut Agon Musliu nga Livoçi i Gjilani, i cili vdiq dje në Qendrën e Karantimit në Prishtinë. Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon edhe njëherë që kjo ngjarje e rëndë të trajtohet me prioritet nga organet e drejtësisë dhe të zhvillohen hetime të pavarura e transparente të cilat do ta zbardhnin rastin deri në hollësi.

Ndër pikat tjera të sa i përketë aspektit politiko-organizativ u diskuta edhe për masën e përkohëshme që Gjykata Kushtetuese ndërmori ndaj dekretit jokushtetues dhe përpjekja e partive të PLAN-it me Presidentin për të formuar një qeverisje sa jokushtetuese aq edhe ilegale e jolegjitime. Po ashtu në mbledhje u theksua edhe përkrahja gjithnjë e në rritje nga qytetarët për Lëvizjen që vjen si rezultat i shumë punëve të mira në qeveri, menaxhim të mirë me situatën pandemike dhe konsistencën e saj karshi zotimeve për të cilat ka marrë besimin e qytetarëve.