Kurti nuk ka të ndalur, shkarkon edhe këtë bord

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar me punën e tij për çlirimin e bordeve të ndërmarrjeve publike. Ai ka marrë vendim për shkarkimin e bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidro Ekonomike “Ibër-Lepenci SH.A”

Vendimin për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve e ka marrë gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit. Pas shkarkimit janë emëruar dhe anëtarët e Bordit të Përkohshëm. Anëtarë të bordit të përkohëshëm sipas vendimit janë caktuar: Ajshe Zeneli Bytyqi, Kryesuese e Bordit, Alban Fetahu, Drejtor, Bekim Selimi Drejtor, Nazmi Pllana Drejtor.

Më poshtë KosovoInsights ju sjellë dokumentin për shkarkimin e Bordit të Ibër Lepencit dhe emërimin e Bordit të ri.

  //KosovoInsights