Kurti pranon dorëheqjen e Rashiqit

Duke e falenderuar për punë e tij Kryeministri i vendit e ka falenderuar për punën e bërë këshilltarin Nenad Rashiq. Ky i fundit dha dorëheqje pasiqë para pak ditësh u akuzua nga Prokuroria Speciale.

Kurti ka vlerësuar punën e këtij të fundit edhe pse kishte vetëm dy javë që nga marrja e detyrës si këshilltar i Kryeministrit.

“Ende pa u bërë dy javë nga emërimi i tij, atij iu ngrit aktakuzë nga prokuroria Speciale në Kosovë, dhe me këtë u cenua profesioni që ai ushtronte. Nenad Rashiq, ma ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga pozita e këshilltarit politik dhe drejtorit të zyrës për komunitete dhe e kam pranuar dorëheqjen e tij”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, kryeministri i vendit është shprehur se aktakuza ka ardhur regjimi i vjetër i shtetit të kapur të Kosovës.

“E kam çmuar dhe vazhdoj ta çmoj për korrektësinë e tij për profesionalizimin e tij, i bindur se ka dhënë kontribut për qytetarët. Unë besoj në pafajësinë e z. Rashiq. Bëhet fjalë për aktakuza në të cilën krerët e çështjes nuk ndodhën në aktakuzat që ngriten. Si zakonisht në këto aktakuzat e regjimit të vjetër të shtetit të kapur të Kosovës më e vlefshme është të shihet se cilët emra mungojnë sesa cilët emra shihen aty”, ka thënë Kurti.

Jam i pafajshëm por  këtë duhet ta dëshmoj është shprehur Rashiq gjatë konferencës për media. Ai më tutje ka shtuar se duhet të besojmë në gjyqësorin e pavarur.

“Një prej gjërave të para që mëson në politike, është që proceset gjyqësore nuk bën t’i komentoj, pasi duhet të besojmë në gjyqësor të pavarur. Por duhet t’ju them se çfarë kam përjetuar në 10 vitet e fundit. Unë kam qenë i angazhuar për çështje të ndjeshme, për punë sociale dhe kam kaluar nëpër shumë situata të pakëndshme. Unë jam i pafajshëm, por këtë duhet ta dëshmoj”, ka thënë Rashiq. //KosovoInsights