Kurti shkarkon drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria në detyrë, që udhqhiqet nga Albin Kurti, ka shkarkuar drejtorin e Aviacionit Civil, Eset Berisha, në mbledhjen e cila po mbahet në distancë.

Eset Berisha ishte emëruar në muajin nëntor nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, si drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ai ishte këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë qeverisjes së Haradinajt.

Vetë Ramush Haradinaj kur e kishte emëruar në krye të Aviacionit Civil kishte thënë se nuk e njeh Eset Berishën.

Gjatë kohës sa ai ishte në këtë institucion u nënshkrua marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.//KosovoInsights