Kurti shkarkon edhe Bordin e “Hidroregjionit Jugor” (DOKUMENT)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkarkuar edhe Bordin e Drejtorëve të Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor”, në Prizren.

Vendimin për shkarkimin e këtij Bordi Drejtorësh është bërë i ditur në vendimin e publikuar në web faqen e kryeministrisë.

Menjëherë pas kësaj Kurti ka emëruar edhe bordin e ri për këtë ndërmarrje. Kurti ka emëruar Ylber Elshanin, kryesues dhe drejtor të kësaj ndërrmarrje. Ndërsa Arieta Vula-Pozhegu, Altin Sahitin, Edmond Halimin, janë emëruar drejtor.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme Kurti ka bërë shkarkimin edhe të disa bordeve të tjera.