Kurti uron Përfaqësuesen e Kosovës: Krenarë jemi me ta – shpresojmë edhe lojë të bukur drejt fitores

Përfaqësuesja e Kosovës aktualisht po zhvillon ndeshjen më të rëndësishme për kualifikim në EURO 2020 me Maqedoninë e Veriut në Shkup.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook i ka uruar fitore futbollistëve  gjersa ka shkruar se të gjithë janë krenar me ekipin e Kosovës.

“Nuk ndodh shpesh që sytë e një populli të tërë të kthehen kah disa, në një vend, në një kohë. Rëndësinë e përballjes me Maqedoninë e Veriut më së miri e dijnë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses sonë që na sollën deri këtu. Krenarë jemi me ta – shpresojmë edhe lojë të bukur drejt fitores”, ka shkruar Kurti.//KosovoInsights