Kurti zhvillimet e fundit i quan pingpong politik

Albin Kurti sot në mëngjes ka bërë homazhe në varrezat e Mejës, me rastin e 21 vjetorit të Masakrës së Mejës.

Ai nuk ka dashur të flas për zhvillimet e fundit politike në vend. I pyetur nga gazetarët për këto zhvillime, ai ka thënë se nuk është vendi të flitet për pingpongun politik.

Kurti shtoi se duhet dënuar kriminelet e luftës edhe në mungesë pasiqë, vitin e kaluar, kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimin e kodit penal.

“Plagët ngelen të hapura, ato kullojnë për familjarët dhe të gjithë shoqërinë tonë dhe nuk duhet të ketë mëshirë për kryerësit e këtyre veprave. Më 29 maj të vitit të kaluar në kuvendin e vitit të kaluar është miratuar ndryshimi i kodit penal që mundëson që kriminelet e luftës të dënohen në mungesë dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë si qeveri, por prokuroria është koha ta jep fjalën e vet”, ka thënë ai.