Kush e shkatërroi billbordin “Liria ka emër” në Graçanicë!

Dita e Martë, ka aguar me raportimin e mediave se baneri “Liria ka emër” i vendosur në hyrje të Komunës së Graçanicës është shkatërruar pothuajse tërësisht, transmeton “Kosovo Insights”.

Lexuesit tanë kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet qartë demolimi i banerit, gjersa në vendin e ngjarjes ka dalur edhe policia.

Dje, kryetari i Komunës së Graçanicës Sërgjan Popoviq ka deklaruar se billbordi me emblemën e UÇK-së,,nuk ka për qëllim pajtimin, provokimin dhe ka paralajmëruar takime me përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë, duke kërkuar që urgjentisht të hiqet ai baner.

Forcat e policisë së Kosovës janë shtuar në vendin ku ishte vendosur billbordi “Liria ka emër” në Graçanicë, pak orë pasi i njëjti është shkatërruar duke iu vënë flaka.
Në vend të ngjarjes janë parë edhe njësitet e KFOR-it.

Derisa sot, të gjithë pyesin, kush e shkatërroi billbordin “Liria ka emër” në Graçanicë!//Kosovo Insights