Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë, duke filluar nga ora 10:00, tranmseton “Kosovo Insights”.
Në rend dite të seancës është “Debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”.
Nërkohë e ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj sot nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje.
Kujtojmë se dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila ditë u vendos me rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.//Kosovo Insights