Ky është numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë kryer 1181 teste dhe 336 raste të reja të Covid -19, transmeton “Kosovo Insights”.

Kanë ndërruar jetë 32 pacientë, dymbëdhjetë pacientë nga Shkupi (66, 59, 81, 69, 57, 68, 73, 80, 85, 67, 77 dhe 82 vjeç), dy nga Prilepi (70 dhe 55), tre nga Tetova (64, 79 dhe 67), dy nga Struga (67 dhe 74), një pacientë nga Velesi (51), dy nga Ohri (70 dhe 74), një nga Kavadari (77), një nga Gostivari (61), dy nga Strumica (63 dhe 66), dy nga Radovishi (62 dhe 70), një pacientë nga Koçani (64), një nga Dellçeva (78), një nga Kërçova (64) dhe një pacientë nga Negotina (55).Prej këtyre , dy pacientë kanë ndërruar jetë jashtë spitalit,kurse të tjerët ndërruan jetë në spital.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 544 pacientë të rikuperuar.

Deri më tani,në vend janë kryer gjithsej 332.286 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 61878, numri i pacientëve të rikuperuar është 38946, numri i vdekjeve është 1763 dhe numri i rasteve aktive është 21169.//Kosovo Insights