Ky është orari i ri i qarkullimit për autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trafiku Urban në Prishtinë, kanë paralajmëruar qytetarët për orarin e ri të qarkullimit për shkak të masave në fuqi kundër koronavirusit, shkruan “Kosovo Insights”.

Duke zbatuar vendimin e Qeverisë, autobusët e Trafikut Urban do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjen 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që në këto dy linja do të përfundohet qarkullimi sipas orarit normal të tyre.

Sipas tyre, me kete orar do te vazhdon qarkullimi i autobusëve deri në nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.

Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit, në mbrëmje deri në ora 19:00

Autobusët e Trafikut Urban do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjen 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që në këto dy linja do të përfundohet qarkullimi sipas orarit normal të tyre.
Andaj, duke e zbatuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/42 të datës 11.11 2020 për mbrojtje nga pandemia COVID-19, me kete orar do te vazhdon qarkullimi i autobusëve tanë, deri në nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.
Vendose maskën mbroje vetën dhe të tjerët!
Për më shumë sqarime, mund të kontaktoni Qendren e Thirrjeve përmes telf. & Viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28//Kosovo Insights