Ky është parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e tetorit do të vazhdojë me kushte të mira meteorologjike, do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri 21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

 

Në fushat termike do të ketë rritje të lehta sidomos në vlerat e temperaturave minimale, deri sa ato maksimalet mbesin pothuaj të ngjashme.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike. Ndërsa edhe kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sepse nuk parashikohet të ketë brymë, (përjashtuar viset e larta malore) sikur javën e kaluar ku prezenca e saj kishte ndikuar negativisht te disa lloje të kulturave perimore”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.//KosovoInsights