Ky është vendi ku gjendet Thesari i Kosovës

Me anë të katër transaksioneve, mbi dy milionë euro u transferuan nga Thesari i Kosovës në xhirollogarinë e një kompanie private.

Departmenti që është përgjegjës për menaxhimin e transaksioneve shtetërore, gjendet brenda ndërteses së Qeverisë.

“Selia e Thesari është mbrenda ndërtesës së Qeverisë. Aty punojnë rreth 70 punëtorë, të cilët brenda një dite procedojnë me qindra pagesa, të cilat duhet t’i bëjnë në bazë të detyrës që kanë nga organizatat buxhetore”, ka deklaruar Ish-ministri i Financave Haki Shatri.

Ndonëse brenda këtij departamenti janë 11 divizione, në asnjërin prej tyre nuk ka të holla “cash”.

Shatri ka treguar edhe se ku gjenden këto para që menaxhohen nga Departamenti i Thesarit.

Sipas Shatrit, në Thesar nuk mbahen pare. Mjetet e buxhetit ruhen në Bankën Qendrore dhe vetëm BQK’ja është ajo që e kryen pagesën. //KosovoInsights