Lajçak: Po negociojmë me Hotin si partner për themelimin e Asociacionit

Në një intervistë për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë, përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se partner për themelimin e Asociacionit në negociata është kryeministri Hoti.

“Partneri në negociata është kryeministri, është qeveria që është përgjegjëse për procesin. Kam mësuar të mos u kushtoj vëmendje deklaratave nga rajoni sepse shpesh ato janë për konsumim lokal. Çfarë është duke u diskutuar në Bruksel është e rëndësishme dhe është pjesë e dialogut”, ka potencuar Lajçak.

Lajçak pas vizitës në Prishtinë, ka qëndruar në Beograd është shprehur se ka mësuar që të mos u kushtojë vëmendje deklaratave të atyre që nuk janë pjesë e dialogut, duke aluduar në deklaratatat e Presidentit Thaçi.//KosovoInsights