Lajm i mirë: Albin Kurti shërohet nga koronavirusi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shëruar nga koronavirusi, transmeton “Kosovo Insights”.

Lajmin për media e ka bërë të ditur, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu.

“Dje janë bërë fiks dy javë nga simptomat kryesore. Nga sot e tutje, kryetari Kurti i kthehet angazhimeve dhe aktiviteteve të tij publike”, ka deklaruar Kryeziu.

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 28 tetor kishte njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ishte infektuar me virusin qysh para dy javësh. Ai ishte vetizoluar dhe për dy javë kishte qëndruar vetëm dhe duke i respektuar masat kundër virusit.
Para pak ditësh ai kishte postuar dhe një foto në rrjetin social Facebook, ku kishte treguar se më nuk kishte simptoma të virusit apo ndonjë dhimbje.//Kosovo Insights