LDK dorëzoi komentet për dekretin e Presidentit në Kushtetuese

Deputetët e LDK, Arben Gashi, Shkemb Manaj dhe Driton Selmanaj, kanë dorëzuar para pak çastesh komentet e partisë së tyre rreth dekretit të presidentit Thaçi me të cilin kishte nominuar Hotin për kryeministër, meqë s’kishte marrë kurrfarë përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje si parti që kishte fituar zgjedhjet e 6 tetorit.

Arben Gashi ka thënë se presin që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë në favor të zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

“Besojmë që Gjykata do t’i jepë mundësi zhvillimit të demokracisë në Kosovë”, ka thënë Gashi i pyetur se çfarë vendimi presin.

Gashi ka thënë se besojnë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të drejtësisë kushtetuese. //KosovoInsights