LDK-ja shkelë rregullat e pandemisë, organizon fushatë zgjedhore në Podujevë

Anëtarët e LDK-së në Podujevë, po e rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve, duke organizuar fushata zgjedhore në kohë pandemie, shkruan “Kosovo Insights”.

Derisa kritikojnë partitë e tjera, vetë Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari është duke mbajtur takime me simpatizantë, duke mos mbajtur as maskë e as distancë, si shihet edhe në fotografinë e siguruar.

Rudari me bashkëpunëtorë të tij ka filluar fushaten nëpër shtëpi të ndryshme në territorin e Komunës së Podujevës, duke anashkaluar totalisht masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Kujtojmë se njëra nga pikat e përkufizon qartë se ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike

“Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim”.//KosovoInsights