LDK në vështirësi. Një deputet humb mandatin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, ka humbur mandatin për shkak se është dënuar me një (1) vit burgim me vendim të plotfuqishëm.

Këshilltari i Albin Kurtit, Erzen Vraniqi, ka bërë publik lajmin duke thënë se Kuvendi i Kosovës për momentin i ka 119 deputetë, njofton Kosovo Insights.

Vota e Etem Arifit, që vjen nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, ishte e llogaritur nga LDK-ja që po synon ta foromojë qeverinë e re.

Ky lajm i’a ka vështirësuar punën LDK për sigurimin e votave. Arifi është dënuar për veprën penale “Mashtrim me subvencione”. //KosovoInsights