LDK takohet me Nismën dhe AAK-në

Në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot është mbajtur një takim tjetër mes kësaj partie, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Deputeti i Nimsës, Endrit Shala pas këtij takimi tha se arsyeja e takimit ka qenë harmonizimi i programit qeverisës.

“Takimi i sotshëm ka pasur të bëjë me harmonizim të pikave programore të secilit program tonë, për subjektet tona me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës”, tha Shala.

Ndërsa, sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri po ashtu tha se kanë biseduar për programin qeverisës.

“Disktuam planifikimin programor qeverisës që është shumë e rëndësishë. Ishte një takim mes z. Hoti, i sqaruam drejtimet dhe ecim tutje. Do të vazhdojmë komunikimin dhe nuk ka dicka të jashtëzakonshme, ishte një takim pune”, tha Tahiri.

Më 2 maj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezulloi deri më 29 maj dekretin e Presidentit Thaçi, ku parashihte votimin në Kuvendin e Kosovës për kryeministër, Avdullah Hotin.//KosovoInsights