LDK thotë se i ka votat e mjaftueshme për krijimin e Qeverisë

Një mbledhje është thirrur gjatë ditës së sotme në mënyrë që të binden zyrtarët e LDK-së që të votohet Hoti për Kryeministër.

“I pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër Avdullah Hoti. Me formalizimin e koalicioneve që po presim të bëhet shpejt, brenda ditës së sotme dhe nesër, të procedojmë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së Kosovës”, tha Gashi, raporton KosovoInsights.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se pritet që kjo parti t’i siguroj të paktën 61 deputetë, e më pas do ta njoftojnë presidentin dhe ai do të lëshojë dekret për mandatarin.

Sipas Gashit, LDK-ja ende nuk ka nënshkruar asnjë koalicion.

Ai tha se të ftuar në takimin e sotme, kanë qenë të gjithë deputetët e LDK-së, përfshirë Vjosa Osmanin, porse kujtojmë se Osmani s’qe e pranishme në këtë takim.

Gashi gjithashtu tha se “më rezulton që i kemi 64 vota”.

“Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës”, u shpreh ai.

Tutje, Gashi ka thënë se “njëri nga ministrat e Listës Serbe mund të jetë zëvendëskryeministër”.