Leo Messi pranë rinovimit me Barcelonën



Argjentinasi duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi te i cili ndërtoi karrieren e tij të lavdishme që ne e njohim. Klubet e mëdha europiane që kishin mundësinë të transferonin yllin, tani duhet të presin edhe së paku 2 vite të tjera.

Gazeta prestigjioze nga gadishulli Pirinej “Marca” raporton se palët janë pranë arritjes së marrëveshjes që e mbanë Messin edhe së paku 2 vite në Camp Nou. Messi ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2021 dhe aktualisht përfiton 28M Euro në sezonë.

Muaj më parë, super-ylli nga Rosario pati disa polemika me drejtuesit e klubit, gjegjësisht me Eric Abidal ku akuzuan njëri-tjetrin për formën jo të mirë qe po kalonte klubi nga Katalunia.

32 vjeçari, me Barcelonën ka 721 paraqitje, 629 gola dhe 269 asistime, kurse këtë sezonë në 25 paraqitje ka 21 gola dhe 14 asistime