Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Partia Demokratike e ShBA-ve pjesë në Aleancën Progresiste

Pasi Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dalë në përkrahje të Joe Biden si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pasur reagime në Kosovë.

Megjithatë këtyre reagimeve, ju ka dhënë përgjigje sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i LVV-së, Kreshnik Ahmeti.

“Kurti tashmë është vetëm kryetar i LVV-së, e cila është edhe anëtare e Aleancës Progresiste, ku është anëtare edhe Partia Demokratike e ShBA-ve”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka mbështetur publikisht kandidatin Joe Biden për President të ShBA-ve. Kurti nuk ka funksione a pozita institucionale, por është kryetar i subjektit tonë politik që bën pjesë në Aleancën Progresiste e ku është anëtare edhe Partia Demokratike e ShBA-ve.

Kujtojmë se Arben Gashi dhe Bajram Gecaj e kritikuan ish kryeministrin Albin Kurti, lidhur me thirrjen që të votohet Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Sh.B.A.//KosovoInsights