Lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar qytetarët t’i vendosin flamujt kombëtar në ballkonet e shtëpive të tyre

Me rastin e ditës së Flamurit, Lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar qytetarët e Kosovës, që t’i vendosin flamujt kombëtar dhe të UÇK-së, në ballkonet apo dritaret e shtëpive apo banesave të tyre, transmeton “Kosovo Insights”.

“Të gjithë qytetarët ftohen që me rastin e 28 Nëntorit në pamundësi për të festuar së bashku në sheshe, të vendosin flamuj kombëtar dhe të UÇK-së në ballkonet apo dritaret e shtëpive/banesave të tyre. Gëzuar 28 Nëntorin”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Data e 28 Nëntorit, nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit, pasi po me këtë datë, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ekzaktë më 28 nëntor të vitit 1997, kur për herë të parë u shfaqen në fshatin Llaushë të Skenderajt, transmeton “Kosovo Insights”.

Motivi që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së, ishin Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.

Deklarata e UÇK’së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatitë nga vet ushtarët e saj. Vështirë të mendohej në atë kohë se ajo copë letër, që për ushtarët e UÇK’së dukej shumë e thjeshtë, një ditë do të kishte rëndësi historike.//Kosovo Insights