Lëvizja Vetëvendosje: Sjellja e tillë nga Gjykata Kushtetuese forcon bindjen se në Kosovë nuk kemi shtet ligjor

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese, për mosefikasitet në shqyrtimin dhe nxjerrjen e aktgjykimeve duke e zvarritur vendimarrjen për katër kërkesat e dorëzuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE, shkruan “Kosovo Insights”.

“Është princip i së drejtës shqyrtimi dhe vendosja në kohë të arsyeshme, kurse ndjeshmëria e rasteve do të duhej të bënte që Gjykata t’i trajtonte me prioritet”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

221 ditë kanë kaluar nga kërkesa e parë për shqyrtimin e pozitës së ish-presidentit për mosbindje civile dhe moszbatim të vendimeve të Qeverisë Kurti.

Kjo gjykatë nuk guxon të jetë selektive në trajtimin e rasteve, dhe t’i shtyjë për afat të pacaktuar kërkesat e bëra në adresë të saj. Sjellja e tillë e një institucioni kaq të lartë e forcon bindjen se në Kosovë nuk kemi shtet ligjor e të së drejtës.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese po e zvarritë vendimmarrjen për katër kërkesat e dorëzuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Të gjitha këto kërkesa kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme institucionale dhe kushtetuese, dhe Gjykata Kushtetuese do të duhej të ishte efikase në shqyrtimin dhe nxjerrjen e aktgjykimeve. Është princip i së drejtës shqyrtimi dhe vendosja në kohë të arsyeshme, kurse ndjeshmëria e rasteve do të duhej të bënte që Gjykata t’i trajtonte me prioritet. Kjo gjykatë nuk guxon të jetë selektive në trajtimin e rasteve, dhe t’i shtyjë për afat të pacaktuar kërkesat e bëra në adresë të saj. Sjellja e tillë e një institucioni kaq të lartë e forcon bindjen se në Kosovë nuk kemi shtet ligjor e të së drejtës.//KosovoInsights