Lëvizja Vetëvendosje votohet edhe në Republikën e Serbisë

(FOTO)

Një foto e siguruar nga Kosovapress tregon një fletëvotim të zgjedhjeve paralamentare që po mbahen këtë të dielë në Serbi, ku në fletëvotim është shënuar edhe akronimi i partisë e cila i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo mësohet të ketë ndodhur në Preshevë ku shumica e popullsisë janë shqiptare dhe gjithashtu partitë lokale që garojnë në sistemin zgjedhor në Serbi.

Megjithatë kjo tregon se shqiptarët në Luginë nuk ndjehen të përfaqësuar dhe se veten e tyre tentojnë ta identifikojnë me partitë këndej kufirit, në këtë rast me Lëvizjen Vetëvendosje!

Së fundmi LVV dhe Albin Kurti kanë paralajmëruar themelimin e Lëvizjes në Maqedoninë e Veriut dhe se a do të ketë një të tillë në Luginë, kjo mbetet të shihet.

Kujtojmë se sot është raportuar për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në territorin e Kosovës ku besohet të ketë votuar edhe zv.kryeministri i Republikë së Kosovës Goran Rakic, gjë që është një paradoks në vete.