Limak Holding – Kompania turke dëmton punëtorët në paga (Dokument)

FOTO LAJM

Pas raportimeve të Kosovo Insights për keqpërdorim me paga të punëtorëve të Maxi Group-it , Shell Kosova dhe KFC Kosova, në adresën tonë ka mbërritur edhe një lajm për shkelje të të drejtave të punëtoreve dhe mos pagesë të punëtorëve.

Kosovo Insights nga burime brenda Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari, ka marrur vesh që kompania në menaxhim të aeroportit, Limak Holding është përfshirë në keqpërdorim me paga të punëtorëve.

Siç gazetarët tanë kanë kuptuar edhe Aeroporti Nderkombëtar i Prishtinës ka aplikuar ndalesën nga paga e punëtorëve për muajin Prill 170 euro. Kjo shumë e cila ishte dedikuar si pagesa prej 170 Euro për punëtorët do të kreditohet në llogarinë e punëdhënësit si rimbursim i shpenzimeve në këtë rast kompanisë Limak Holding.

Mirëpo, kompania në fjalë ia ka ndalur të njejtën shumë nga pagat e rregullta që merrnin punëtorët, këtë e ka bërë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë pasi që këto mjete nuk guxojnë të ndalen direkt nga punëdhënësi por duhet të paguhet paga e plotë dhe ne rast se punëdhënësi ofron dëshmi mbi humbjet e mundëshme të shkaktuara nga masat e Qeverisë, e njejta ia kompenson shumën prej 170 Euro për punëtorë.

Në emailin e dërguar punëtorëve nga menaxhmenti i Limak thuhet:

Me qëllim që të jemi në harmoni me Vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Planin Operacional për pakon Fiskale Emergjente, LKIA do të aplikojë ndalsën prej 182.89 Euro në pagën bruto të të gjithë punëtorëve për muajin Prill 2020. Shuma prej 182.89 Euro e ndalur nga paga bruto është shuma neto prej 170 Euro, e cila do të paguhet nga Qeveria e Kosovës gjatë Muajit Maj 2020.

Në masën me numër 3, përfitojnë:

-Shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së
tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik.
Shoqëria tregtare nënkupton të gjithë punëdhënësit (siç janë organizatat jo qeveritare,
bashkësitë fetare, dhe entitete të ngjashme).

Në fotot e siguruara nga Kosovo Insights, është letra qe menaxhmenti i’a ka dërguar punëtorëve të Limak Kosovo ku i informon ata për ndalesën e shumës prej 170 Euro në pagë.

Për çdo shkelje, parregullësi e keqpërdorim jeni të lirë të na kontaktoni.
Ne nuk do t’i publikojmë emrat për shkak të sigurisë dhe privatësisë.
Kosovo Insights do të vazhdoj të publikoj parregullësitë dhe të kontribuojë në zbulimin e rasteve. //KosovoInsights