Lista e bizneseve që u lejohet veprimtaria për fazën I me masat e reja

LISTA E PLOTË

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka publikuar listën e plotë e bizneseve të cilave nga sot iu lejohet veprimtaria.

Lista bazohet sipas urdhëresës së Ministrisë së Shëndetësisë, për lehtësimin e masave nga pandemia COVID-19 nga data 4 maj.

Kjo listë është ndarë në dy pjesë, me ngjyrë të kuqe që dallon bizneset që iu ndalohet veprimtaria, me ngjyrë të gjelbër që ju lejohet veprimtaria, si dhe e ndarë sipas datës 14 prill, përkatësisht 4 maj 2020.

Masat e reja janë në tri faza, e parë nga 4 deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 1 qershor, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin tjetër. //KosovoInsights