“Lufta e letrave” mes Kurtit dhe Thaçit po vazhdon

Një luftë letrash mes Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka nisur që prej rrëzimit të Qeverisë pas Mocionit të thirrur nga LDK-ja më 25 Mars 2020. 

Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti është deklaruar hapur që vendi duhet të shkoj në zgjedhje por, pasi të përfundoj beteja me Covid-19.

Ai ka thënë se do të ishte një precendent i madh nëse vendi nuk do shkonte në zgjedhje, sepse kështu kishte ndodhur edhe më parë.

Ndërkohë Presidenti i vendit edhe pse në kohë pandemie po i kërkon me ngulm Kurtit, emrin e mandatarit të ri. Tanimë, janë bërë 5 letra që z.Thaçi i ka dërguar z.Kurtit, kundrejt 4 letrave që z.Kurti i ka kthyer Presidentit. Sot, pritet që Kurti përsëri t’i kthej letrën këtij të fundit.

Thaci ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë letër, thuhet se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë  stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.