Lulëzojnë grabitjet dhe vjedhjet në këtë kohë pandemie

Vetëm në 24 orët e fundit, policia ka regjistruar disa raste të rënda të grabitjeve dhe vjedhjeve të cilat janë regjistruar në disa zona të Kosovës.

Njëri nga rastet më të rënda është grabitja e një marketi në Obiliq ku janë grabitur me armë 350 euro. Sipas policisë punonjësja e njoftoj policinë se dy persona të maskuar grabitën arkën e maketit ku ndodheshin paratë.

Një incident tjetër i vjedhjes është regjistruar në Podujevë ku në një shtëpi janë vjedhur stoli të arit dhe para.

Një rast tjetër sipas policisë është regjistruar në Prizren ku tre burra u arrestuan pasi kishin kryer një vjedhje në një lokal në këtë qytet. //KosovoInsights