Lumir Abdixhiku i jep leje Behxhet Pacollit që të kthehet në Kosovë për votimin e Qeverisë së re

Ministria e Infrastrukturës, ku ministër i saj është Lumir Abdixhiku i LDK-së, i ka dhënë leje fluturimit të Behgjet Pacollit për në Aeroportin e Prishtinës.

Kjo konfirmohet nëpërmjet një letërkëmbimi që kanë pasur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës me ata të aeroportit, e të cilin e ka siguruar “Koha”.

Në emër të ministrit, lejen e ka dhënë shefi i stafit, Alban Zogaj.

Megjithatë, kjo është bërë pa prapa shpinës dhe pa koordinimin ndërmjet ministrive për këtë çështje. UD i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vetëm është njoftuar sot në ora 1 pas mesnate për vendimin, ndërkaq Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk është konsultuar fare.

“Nuk dihet nëse do të respektohen protokollet sikurse në rastet e kaluara. Pacolli për kthimin e tij ka kërkuar shmangien e disa prej procedurave, përkatësisht karantinimin.” raporton Koha.

Kthimi i Pacollit vjen në javën kur po negociohet arritja e marrëveshjes së koalicionit mes LDK-s, AAK-s dhe koalicionit Nisma-AKR, pasi presidenti ia kërkoi mandatarin Isa Mustafës (LDK). //KosovoInsights