Lumir Abdixhiku nuk do të jetë ministër në ‘Qeverinë Hoti’

Emri i ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është përmendur të jetë pjesë e kabinetit të mundshëm të qeverisë Hoti.

Lumir Abdixhiku, nuk po pranon të marrë post në qeverinë e mundshme LDK – ListaSerbe – AAK – NISMA.

Vendimin që të mos jetë pjesë e kësaj qeverie, Lumiri i’a ka bërë me dije LDK-së, në mbledhjen e kryesisë së partisë, pasi që Abdixhiku ka qenë kundër qeverisjes me partitë PAN.

Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme pakënaqësi për këtë koalicion kanë pasur edhe Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti dhe Anton Quni. //KosovoInsights