Mafiozët e kërcënojnë me eliminim fizik politikanin shqiptar Dritan Abazoviq dhe familjen e tij

Përmes një konference për shtyp, Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikić ka deklaruar se një klan mafioz ka kërcënuar politikanin shqiptar Dritan Abazoviq dhe familjen e tij me eliminim fizik, transmeton “Kosovo Insights”.

Mikić ka paralajmëruar se nëse i ndodh diçka atij, atëherë përgjegjës do të jenë krerët e Policisë së Shtetit.

“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović”, tha Mikić në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”, shtoi ai.

Shqiptari Dritan Abazoviç dhe partia e tij janë kyçe për përcaktimin e qeverisë në Malin e Zi. //Kosovo Insights