Magjepëse: Pas fitores së Joe Biden, amerikanët në festë

Zyrtarisht, tanimë Joe Biden është Presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marrë më shumë se 270 vota elektorale, shkruan “Kosovo Insights”.

E fitoren e jashtëzakonshme të  Bidenit, po e feston e gjithë Amerika, në vijim mund t’i ndiqni disa nga pamjet, se si përkrahësit e tij po festojnë para Shtëpisë së Bardhë, në Nju Jork, Pensilvani, Filadelfia e shtete tjera.

 

Joe Biden, i cili mbushë 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930’ta.

Kjo fitore, do t’i japë fund qëndrimit të trazuar të Trump në Uashington dhe do të dënojë Republikanin, i cili ka pasur një fiksim të përjetshëm për të fituar, në radhët e shefave ekzekutivë që humbën pas një mandati të vetëm.//Kosovo Insights