Marcon dha leje që ndërtesat qeveritare të ndriçohen me skicat e Profetit Muhamed, reagon Erdogan

Duke i shpallur luftë radikalizmit islamik, Presidenti francez Marcon ka dhënë leje që ndërtesat qeveritare të ndriçohen me skicat e Profetit Muhamed.

Gjatë fjalimin e tij në Myros, Marcon deklarojë se arsyeja e izolimit fetar bazuar në prirjet separatiste, tani duket se është një problem serioz për shoqërinë franceze.

Macron nuk hezitoi të jepte leje që ndërtesat qeveritare në Francë të ndriçoheshin me të njëjtat skica. Të Charlie Hebdo që satirizon Muhamedin dhe që u bë shkaku i prerjes së fundit të profesorit. Gjithçka filloi me ndriçimin e ndërtesave qeveritare në Montpellier që bëri shpejt xhiron e internetit përmes mediave sociale dhe faqeve të internetit.

 

Vendimin e presidentit duket se e mbështesin edhe një pjesë e francezëve të cilët nuk mund të lejojnë më fenomene të tjera siç është vrasja e fundit e profesorit.

Presidenti i Turqisë Erdogan ka reaguar ndaj presidentit të Francës Emannuel Macron, pas zhvillimit të fundit në Parisin zyrtar.

“Çfarë problemi ka Macron me Islamin dhe myslimanët?. Macron ka nevojë për një trajtim në pikën mendore. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimi dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij. Një e dy merret me Erdoğanin. Nuk fiton asgjë që merret me Erdoğanin. Madje, pas një muaji ka zgjedhje dhe do ta shohim fatin e tij në zgjedhje””, tha presidenti turk.//KosovoInsights