Matoshi, për Qeverinë Kurti: Nuk qeveriset vendi me videomesazhe e paraqitje televizive, por me vendime të guximshme dhe masa ligjore.

Halil Matoshi, ish-këshilltari i Ramush Haradinaj ka thumbuar Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk qeveriset vendi me videomesazhe e paraqitje televizive.

Matoshi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se qeveriset me vendime të guximshme dhe masa ligjore, me njerëz kompetent e jo militantë në rolin e duartrokitësve.

Sipas tij, askush nuk bën me u braktisë nga shteti, me humb punën për shkak pandemisë.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Nuk qeveriset me videomesazhe!

Nuk qeveriset vendi me videomesazhe e paraqitje televizive, por me vendime të guximshme dhe masa ligjore, me njerëz kompetent e jo militantë në rolin e duartrokitsve!?

Duhet mobilizim resursesh humane e materiale dhe patriotizëm kushtetues, e jo recesion e ndjellje fukarallëku për qytetarët!

Duhet me i shty investimet kapitale dhe me gjysmën e bugjetit me i rimëkëmbë biznezet e vogla e të mesme.

Askush s’bân me u braktisë nga shteti, me e mshel biznesin ose me humb punën për shkak të Pandemisë!?

“Qeveria e mirë nuk del mirë në televizion”!, thotë ambasadori Jan Brathu!