Mbahet protesta në Prishtinë (FOTO)

Sot në ora 17:00 u mbajt një aktivitet protesues në sheshin Skenderbeu, ku kishin dalë qindra qytatarë. Ata ishin vendosur në pikat e shenjuara ditë më parë nga një grup i aktivistëve të organizatave të shoqërisë civile.

Aktiviteti zgjati gjysëm ore dhe u zhvillua në heshtje.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet u panë t’i respektonin masat e Qeverisë për parandalimin e Covid-19, ata ishin të pajisur me doreza, maska si dhe mbanin distancë.

Kosovo Insights merr vesh që kjo protestë po shihet si një nismë për protesta gjithëpopullore që mund të mbahen në javët që vijojnë.

//KosovoInsights

Fotografitë e aktivitetit protestues: