Mblidhet edhe LDK-ja…

Pas zhvillimeve të reja që ndodhën ditën e sotme si pasojë e publikimit të aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, është mbledhur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në zyrat e LDK-së, mësohet se i pari që ka ardhur është kryetari i saj Isa Mustafa, pastaj edhe ministri i brendshëm Agim Veliu, anëtari i kryesisë Kujtim Shala si dhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.

Nuk është bërë e qartë ende se çfarë do të diskutohet në mbledhje mirëpo, kryetari Mustafa ka thënë se do të deklarohet për media pas takimit.

Kujtojmë se në rast të një dorëheqjeje të Presidentit Thaçi, detyrën e tij e merr kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila vjen nga kjo parti por që disa ditë më parë u shkarkua nga posti i nënkryetares me arsyetimin se kishte shkelur statusin e partisë.