Më në fund kalon Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ka kaluar në lexim të parë në Kuvend të Kosovës Projektligji për Rimëkëmbjen.

Sot ishte hera e shtatë që Projektligji për Rimëkëmbjen është dërguar për votim, derisa, në seancën e sotme pro kanë votuar 64 deputetë.

Opozita (LVV dhe PDK) në fillim të seancës kanë njoftuar se nuk kanë ndërruar qëndrim sa i përket votimit për këtë projektligj, e se rrjedhimisht do të votojnë kundër.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.//KosovoInsights