Me Radojçiqin e Rakiqin darkonte në jaht, kurse nga shqiptarët frikohet mos po i bëjnë sulm terrorist

Behxhet Pacolli është parë duke darkuar me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic dhe me të përndjekurin e strukturave paralele kriminale, Radojçiç, apo siç njihet ndryshe edhe Roja i Urës (së Ibrit).

Ata kishin darkuar në një jaht milionësh që siç duket ka qenë jahti i deputetit Pacolli. Megjithatë, nuk janë dhënë sqarime se përse ka darkuar me Radojçiçin e Rakiqin dhe se për çfarë ishte folur në atë takim. Mediat serbe N1 dhe Krik kishin raportuar që Pacolli ishte takuar me kreun e Listës Serbe për t’i mundësuar mandatin qeverisës PAN-it më 2017.

Ndërsa në tjetrën anë shefi i AKR-së, Behgjet Pacolli pasi ateroi në Prishtinë para mediave tha se ishte frikësuar për sulm terrorist nga Shteti i Kosovës.

“U frikësova nga shteti i Kosovës për një sulm terrorist mbi avionin tim”, kishte thënë Pacolli duke bërë kështu që kjo deklaratë të bëj jehonë në mediat serbe.

Kujtojmë që Pacolli kishte dashur të futej në Kosovë pa u karantinuar, kurse, U.D. Ministrit të Punëve të Jashtme, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një konference për media kishte thënë se Behgjet Pacolli do të arrestohej nëse shkel masat e Qeverisë dhe nuk karantinohet.

Me të mbërritur në Kosovë Pacolli kishte thënë se do t’i respektonte masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe tani ai gjendet i karantinuar në rezidencën e tij në Hajvali.