Mediat e njohura botërore shkruajnë për aktakuzën e Thaçit dhe Veselit

Pas publikimit të aktakuzës së Speciales në drejtim të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli kanë filluar edhe raportimet e mediave të huaja.

E njohura The Guardian ka raportuar për ngritjen e kësaj aktakuze, ku përpos raportimit se çfarë thuhet në këtë aktakuzë theksohet se Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet i pavarur nga vitit 2008.

Kurse në raportimin e zgjeruar të ‘AP’ përpos aktakuzës së ngritur flitet edhe për presidentin Thaçi si komandant në luftën e UÇK-së.

Gjithashtu u theksua se Thaçi do të qëndrojë në Washington për një takim tejet të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Indeksonline.

Poashtu u theksua se nuk është qartësuar se çfarë nënkupton kjo aktakuzë që u bë pak para udhëtimit të tij, ku pritet të sigurohet një marrëveshje paqeje në mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto janë linqet e lajmeve të publikuara nga gazetat prestigjoze të huaja:

https://apnews.com/e3024e62476315436534d8a896d10ff4

https://www.theguardian.com/world/2020/jun/24/kosovo-president-hashim-thaci-indicted-on-war-crimes-charges?fbclid=IwAR2_9MVT8AOrTbjtAPF6QRdYjlR2UJGebExNz9hrDwCmJS4YRIlzPusHYYQ